Zgjedhjet në SHBA, qytetarët votojnë në "super të martën" e dytë
Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara do të garojnë sot në nivel partiak në pesë shtete të ndryshme. Nga rradhët e republikanëve Trump do të tentojë që të mposhtë në vendet e tyre John Kasich dhe Marco Rubion. Ndërkohë, në kampin demokrat sondazhet kanë favorizuar ish-sekretaren e Shtetit, e cila pritet të thellojë avangazhin e krijuar ndaj senatorit të Vermontit, Bernie Sanders. Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara do të matin forcat në pesë shtete të ndryshme, në ditën e cilësuar si super e marta e dytë. Florida, Illinois, Missouri, Karolina e Veriut dhe Ohio kanë hapur qëndrat e votimit për t'u dhënë mundësi qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.Nga kampi republikan, Donald Trump ka përpara një betejë të vështirë pasi do të përballet me rivalët e tij në shtëpinë e tyre. Marco Rubio do të tentojë që të marrë një rezultat pozitiv në Florida duke shfrytëzuar pozitën e tij si senator i këtij shteti. Të njëjtën gjë do të tentojë edhe kandidati tjetër John Kasich në Ohio. Gara në radhët e republikanëve është mjaft e rëndësishme pasi në tre shtete do të aplikohet sistemi Winner Takes All, që do të thotë se fituesi do të marrë të gjithë delegatët.Aktualisht gara e kësaj force politike kryesohet nga Trump me 460 delegatë, i cili ndiqet nga Ted Cruz me 369, Marco Rubio me 163 dhe John Kasich me 63 delegatë. Nga rradhët e demokratëve, sondazhet tregojnë një epërsi të konsiderueshme të Clinton në Florida dhe në Karolinën e Veriut. Megjithatë, në Ohio, Illinois dhe Missouri situata duhet të monitorohet me kujdes.Kandidati tjetër, Bernie Sanders tregoi javën e shkuar në Michigan se është i aftë që të përmbysë edhe sondazhet. Ish-sekretarja e shtetit kryeson garën e demokratëve me 767 delegatë kundrejt 553 delegatëve që ka arritur të fitojë Sanders./Oranews.tv/