Shpërthimi i makinës në Berlin nuk ka bazë terroriste, ishte i telekomanduar

Shpërthimi i makinës në Berlin të Gjermanisë nuk ka sfond terrorist, të paktën për momentin. Konfirmimi u bë nga policia gjermane, e cila tha se tashmë hetimet janë fokusuar tek lloji i eksplozivit , i cili vrau shoferin e automjetit. Megjithatë ngjarja ka tronditur berlinezët, të cilët kanë dyshuar për sulme terroriste.Policia gjermane ka konfirmuar se shpërthimi i makinës që la një viktimë, ka qenë i telekomanduar, duke përjashtuar të paktën për momentin pistën e terrozimit.Jemi në fazën që mund të themi se në makinë ndodhej një sasi eksplozivi, por ende nuk jemi të sigurtë nësë ndodhej brenda apo ishte ngjitur poshtë makinës. Gjatë kontrollit të makinës nuk është gjetur asgjë tjetër e rrezikshme apo e pazakontë.Hetimet vijojnë për të zbuluar llojin e eksplozivit dhe vendodhjen e tij, dekalaroi zëdhënësi i policisë së berlinit, Michael Merkle për gazetarët.Policia gjermane tha se nga të dhënat e deritanishme nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, ndërkohë i gjithe berlini u trondit nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e të martës. Një dëshmitar ocular në vendin e gjarjes Yunus Ozkan u shpreh panikun e atyre e momenteve.Në fillim nuk mendova se ishte shpërthim, por kur e kuptova u largova pasi mendova se do të shpërthente e gjithë rruga. Por më pas u qetësova dhe e kuptova se cdo gje kishte mbaruar vetëm me shpërthimin e makinës, u shpreh ai.Makina e shpërthyer është e modelit Volksvvagen Passat teksa shpërthimi nuk ka dëmtuar persona apo objekte përreth.bomb_disposal_spec_3594772b/Oraneews.tv/