Kriza e klandestinëve në pikë delikate, forcohet bashkëpunimi italo-shqiptar

Kriza e klandestinëve ka mbërritur në një pikë delikate deklaroi sot Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Kutillo.Këtë koment ai e mbështet në situatën e krijuar pas deklaratës së autoriteteve europiane për mbyllje të rrugës ballkanike.Në këtu kushte, shton Ambasadori, mbetet e paqartë nëse refugjatët do të mbeten në Greqi, apo do të kthehen pas në Turqi.Përballë kësaj situate Italia dhe Shqipëria kanë forcuar bashkëpunimin. Pas vizitës në Romë të ministrit të Brendshëm shqiptar Saimir Tahiri, do të jetë homologu i tij italian, Angelino Alfano, i cili do të vizitojë së shpejti Tiranën, për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi e cila përfshin ndër të tjera dhe çështjet e kufirit dhe migrimit.Ndërkohë një grup ekspertësh të policisë italiane pritet të mbërrijnë në Shqipëri, për të bërë një vlerësim të situatës në kufirin shqiptaro-grek dhe nevojave për ndihmë të kërkuara nga pala shqiptare, kryesisht në mjete dhe aparatura për kontrollin e kufijve.Në Shqipëri është rritur frika për një dyndje të mundshme të refugjatëve që ndodhen në Greqi, vecanërisht pasi ditët e fundit autoritetet greke, transferuan 162 prej tyre në Konicë, shumë pranë kufirit shqiptar.Drejtori i Kufirit Genc Merepeza është shprehur se në pamundësi të një porte dalëse që do të lejonte udhëtimin e refugjatëve drejt Europës Qëndrore, ku ata synojnë të shkojnë, Shqipëria nuk mund të lejojë kalimin tranzit nëpër territorin e saj.Situata e refugjatëve pritet të jetë në qendër edhe të vizitës së parashikuar të premten në Tiranë, të komisionerit europian për Sigurinë dhe Migracionin Dimitris Avramopoulos.