Ja shkaku i eksodit të emigrantëve: Në Maqedoni u presin autobusët për Gjermani

Pas kësaj fletëpalosje të bërë publike nga mediat ndërkombëtare mendohet se fshihet eksodi i klandestinëve nga kampi i Idomenit drejt Maqedonisë gjatë ditës së djeshme.Në fletëpalosjen e shkruar në gjuhën arabe jepet dhe harta që emigrantët duhet të ndiqnin për të kaluar kufirin greko-maqedonas, me premtimin se atje i prisnin autobusë që do ti transportonin ata më pas drejt Gjermanisë.Në letër përshkruhet dhe pjesa në kufi që sipas orientimit nuk kishte gardh me tela me gjemba.“Autobusët apo trenat ndodhen në anën tjetër për t’iu marrë ju në Gjermani ", thuhet në fletëpalosje, duke nënvizuar se nëse qëndrojnë në Greqi ata do të deportohen në Turqi.Rreth 2.000 refugjatë, mes tyre gra, fëmijë të vegjël, madje edhe një person në një karrige me rrota, bënë kalimin e rrezikshëm të lumit pranë kufirit greko-maqedonas të hënën, një udhëtim që la pas tre viktima, mes tyre dhe një grua shtatzënë.Fletëpalosja përshkruan "probleme" dhe "zgjidhje", duke deklaruar se: "Nëse ju kaloni kufirin në anën  tjetër do tu presin autobusë ose trena për t’iu çuar në Gjermani. Ata që mbeten në Greqi do të deportohen në Turqi. Nëse shkojmë në grupe të vogla apo vetëm, policia kufitare apo ushtria do t'ju ndalojë në Greqi. Por në qoftë se ju të mblidheni mijëra njerëz, policia nuk mund të na ndalojë dhe të na kthejë pas'.Fletëpalosjet mbanin firmën e 'komandos Norbert Blum ", një politikan i shquar gjerman dhe ish-Ministër i Punës, i cili mohoi çdo përfshirje në fletëpalosje.Zoti.Blum, një anëtar i CDU-së së Angela Merkel dhe Sekretar i Shtetit për Punësimin  në Gjermani mes 1982 dhe 1998, kaloi një natë në Idomeni në  fillim të këtij muaji për tu njohur nga afër me  situatën e vështirë të refugjatëve.Megjithatë, politikani 80-vjeçar tha për mediat gjermane se edhe pse ka shprehur shqetësimin dhe është solidarizuar me gjendjen kritike në të cilën ndodhen klandestinët nuk e ka iniciuar ai eksodin e djeshëm.Një refugjat tha për Mail Online se: 'Fletëpalosjet thonin se nëse nuk kalonin lumin për të shkuar në Maqedoni, atëherë ata nuk do të mund të shkonin në Gjermani. Ata thanë se Maqedonia  ndodhet 500 metra në anën tjetër të lumit dhe se fletëpalosjet ishin nënshkruar një politikan gjerman. "Marshimi filloi si një tubim prej rreth 200 personash, të cilët kishin marrë fletëpalosjet në kamp në gjuhën arabe me një hartë që u tregonte atyre  sesi mund të kalonin kufirin për të shmangur gardhet e telave me gjemba.Shumë nga  emigrantët e strehuar në kampin e Idomenit përballë frikës së zhvendosjes në kampet e tjera në Greqi, besonin se ky ishte hapi i parë i autoriteteve greke për ti nisur ata drejt Turqisë.Në këto  kushte kur ata pikasën largimin e grupit të 200 emigrantëve,  rrëmbyen plaçat e tyre  dhe nxituan të bashkohen me ta.Brenda një kohe të shkurtër, u panë rreth 2000 njerëz që po marshonin drejt kufirit.Pasi kolona e njerëzve kishte arritur lumin Suva Reka, policia greke u përpoq ti ndalonte ata, por nuk ishte në gjendje të kontrollonte masat e njerëze.[caption id="attachment_699751" align="alignnone" width="470"]fletushka Fletëpalosja në gjuhën arabe[/caption]