Tsipras thirrje emigrantëve: Nuk ka shans që të hapen kufijtë ballkanik
Nuk ka asnjë shans për rihapje të rrugës ballkanike. Deklarata është bërë nga kryeministri i Greqisë Alesksis Tsipras, i cili u ka bërë thirrje refugjatëve të shkojnë në qendrat e pritjes të ngritura nga shteti. Gjatë një konference për shtyp me Presidentin armen, Tsipras u shpreh:“U bëj thirrje të gjithë emigrantëve në Idomeni të braktisin përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të vijuar rrugën në rajon, pasi vendimet e njëanshme nuk janë aksidentale dhe ne besojmë se nuk ka shans që ata të rihapin sërish kufijtë”.Tsipras ka dënuar gjithashtu edhe broshurat e shpërndara në kampin e Idomenit, nëpërmjet të cilave refugjatët nxiten të gjejnë shtigje për të kaluar në Maqedoni. Duke i quajtur vepra penale, Tsipras tha se klandestinët po dezinformohen.Sakaq, komisioneri për emigracionin në bashkimin evropian Dmitris Avramopulos ka vizituar kampin e Idomentit, ku qindra mijëra klandestinë po presin në kushte të mjerueshme hapjen e kufirit.Avramopulos: Është momenti që të gjithë të tregojnë solidaritet dhe përgjegjshmëri, dy parime mbi të cilat është ndërtuar bashkimi evropian. Të gjitha vlerat tona aktualisht janë në rrezik, besoj se ndërtimi i barrierave nuk është zgjidhje. Kemi hartuar planin tonë kundër trafikantëve, dhe u kërkoj partnerëve tanë të na mbështesin në mënyrë që ky plan të implementohet. Objektivi ynë është që brenda javës të zhvendosim 6000 emigrantë.Situata në kufirin mes dy vendeve mbetet shumë e vështirë, teksa autoritet kanë kthyer mbrapsht rreth 1500 emigrantë që tentuan të kalojnë ilegalisht territorin maqedonas./Ora News/