Kinë, mjegulla pushton prej ditësh rajonin verior Tianzhin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2016, 17:42
Mjegulla ka pushtuar prej 3 ditësh rajonin Tianzhin në veri të Kinës.Sipas ekspertëve të institutit meteorologjik, kjo situiatë do të zgjasë deri të premten për shkak edhe të kushteve atmosferike, që do ta vështirësojnë situatën.Aktualisht në qytet janë marrë masa emergjence, që përfshijnë operacione shpëtimi ndërsa janë reduktuar me 20% emisionet e dioksidit sulfurik, duhanit, tymit dhe pluhurit.Autoritetet kanë paralajmëruar edhe publikun që të përdorë vetëm trasportin publik, për të shmangur sa më shumë përdorimin e automjeteve private.Ndërsa të moshuarve dhe fëmijëve, i është ndaluar dalja jashtë./Oranews.tv/