Gazeta turke “Zaman” hapet me tituj pro qeveritar
Gazeta më e madhe turke, Zaman doli të dielën me artikuj pro qeverisë. Kjo është kthesa 180 gradë e gazetës, ndërsa drejtohet nga një administrator shtetëror.Gazeta tashmë shumë shpejt pritet të shkojë drejt falimentit. Ballina e numrit të sotëm përmban një fotografi të Erdoganit, me një artikull që tregon se si presidenti turk është drejt përfundimit të urës së tretë mbi Bosfor.Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka deklaruar se marrja nën kontroll e gazetës “është e ligjshme dhe jo politike”.Botuesit e saj kanë hapur një gazetë të re të quajtur “Yarina Bakis”, ose “Shikimi drejt së nesërmes”.Botimi i 5 marsit i gazetës Zaman në gjuhën angleze, i publikuar përpara marrjes nga shteti, ka nxjerrë ballinën e zezë, me titullin: “Ditë e turpshme për shtypin e lirë në Turqi”.Policia në Stamboll ka përdorur të shtunën gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, për të shpërndarë qindra njerëz që kanë protestuar kundër veprimit të autoriteteve ndaj "Zaman"./Ora News/