Reagimet pas vdekjes së Nancy Reagan

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Reagan, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Bashkëshortja e Presidentit Ronald Reagan, ndërroi jetë të dielën në Bel Air të Los Anxhelosit.Zyrtarë të lartë të SHBA-ve, kanë reaguar pas vdekjes së ish zonjës së parë, përmes Twiterit, sapo kanë mësuar lajmin për ndarjen e saj nga jeta.Nancy, që ishte aktore, u martua me Ronald në vitin 1952, ndërsa për 8 vjet, nga vitit 1981 deri më 1989, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë. Ajo luajti një rol të rëndësishëm në presidencën e bashkëshortit të saj, duke u bërë e njohur më shumë për fushatën e saj kundër drogës të titulluar "Just Say No".Gjatë viteve të fundit, Nancy nuk ka gëzuar shëndet të mirë, sidomos pas aksidentit në shtëpi në vitin 2012, ku ajo u rrëzua dhe theu tri brinjë. Ndërkohë, që në 2008-n kishte një aksident të ngjashëm me pasoja të rënda. Nancy reagan u shndërrua në një nga zonjat e para më me influencë në botë, gjatë presidencës së bashkëshortit të saj në vitet 1981-1989.Bashkëshorti i saj ndërroi jetë në vitin 2004 pas sëmundjes së Alzheimer për një kohë të gjatë./Oranews.tv/