Somali, grupi al-Shabab hedh poshtë pretendimet e amerikanëve për të vrarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 16:33
Grupi rebel ushtarak në Somali al-Shabab ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se 150 luftëtarë të grupit kanë mbetur të vrarë nga sulmet ajrore atje.Uashingtoni deklaroi të hënën se nga sulmet e kryera në kampin e trajnimit në Raso, kishte vrarë mbi 150 anëtarë të grupit."Amerikanët le të ëndërrojnë. Ne kurrë nuk mblidhemi në numër të madh në një vend. Ne e dimë situatën e sigurisë”, tha Abdulaziz Abu Musab, zëdhënësi ushtarak i grupit, për Al Jazeera në një bisedë telefonike të martën."Po! Sulmi ka ndodhur dhe kjo ndodhi në vendin që ata kanë përmendur, por numri i të vrarëve që ata pretendojnë është një gënjeshtër," shtoi Musab./Ora News/