Vrau gruan dhe 4 të tjerë, ekzekutohet me vdekje

Është ekzekutuar me vdekje në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës personi që 19 vite më parë vrau ish gruan e tij dhe katër persona të tjerë. 58 vjeçari u deklarua i vdekur në orën 20 e katër minuta me orën lokale, pas marrjes së injeksionit vdekjeprurës në dhomën e ekzekutimeve. Ky ishte ekzekutimi i 535 në Teksas, më i larti në të gjitha Shtetet e Bashkuara që pas rikthimit të dënimit në vitin 1976.Shteti i Teksasit ka ekzekutuar Coy Wesbrook, lindur në vitin 1997, i cili vrau ish-bashkëshorten e tij dhe katër persona të tjerë me çifte pasi e gjeti atë duke kryer marrëdhënie seksuale me një tjetër person. 58 vjeçari u deklarua i vdekur në orën 20 e 4 minuta me orën lokale, pas marrjes së injeksionit vdekjeprurës në dhomën e ekzekutimeve në Huntsville.Ekzekutimi i tij u vonua me rreth dy orë për shkak të një apeli të minutës së fundit. Në deklaratat e tij para gjykatësve, ai tha se kishte shkuar në shtëpinë e ish-gruas Gloria Coons për t’i kërkuar asaj një mundësi të dytë, një bashkim, por kur mbërriti aty kishte gjetur katër persona të tjerë dhe kishte nisur të pijë me ta.Më pas në dhomën e gjumit, ai kishte parë ish-bashkëshorten me njërin prej tyre në situata intime, gjë e cila e bëri të merrte armën në kamion dhe të qëllonte të gjithë burrat që gjendeshin në shtëpi dhe gruan gjithashtu.Tre prej viktimave u gjendën brenda banesës, kurse njëri prej tyre në oborrin e shtëpisë. Në deklaratën e fundit Wesbrook ka shfaqur pendesë për krimin e bërë, duke u shprehur se do të donte të kthente pas gjithçka, por nuk mundet.Ky ishte ekzekutimi i 535 në Teksas, më i larti në të gjitha shtetet e SHBA-së, pas rikthimit të dënimit me vdekje nga Gjykata e Lartë e vendit në vitin 1976./Ora News/