Ulqini marrëveshje për turizmin me Vaun e Dejës dhe Lezhën
3 njesi vendore, Vau i Dejes, Lezha dhe komuna e Ulqinit, kanë firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit, duke u fokusuar tek projektet ndërkufitare që lidhen me zhvillimin e dy vendeve, Shqipërisë dhe Malit të Zi.Fatmir Gjeka, kryetar i komunës Ulqin: Afron 3 qytete dhe tema e bisedimeve është atë cka mund të kemi interesa të përbashkëta. Në procesin e integrimit kanë pasur një takim të veçantë për të identifikuar atë çka është interesante për neve.Projektet në shërbim të komunitetit do të jetësohen brenda një kohe të shkurtër, duke sjellë kështu edhe forcimin e lidhjeve mes rajoneve u shprehen kryebashkiakët Hila dhe Frrokaj.Zef Hila, kryetar i bashkisë V. Dejes: Shpresoj të jemi përfitues. Shumë shpejt këto projekte do të implementohen dhe do të jenë me interesa të përbashkëta për 3 qytetet.Fran Frrokaj, kryetar i bashkisë Lezhë: Erdhëm këtu për të rakorduar veprimet e mëtejshme. Shpresoj se do të ecim.Në vizitën e zhvilluar në pikën turistike të Ulqinit në Mal të Zi, merrnin pjesë edhe stafet drejtuese të këtyre bashkive, si dhe anëtari i Keshillit Kombëtar të Partise Demokratike Gjok Uldedaj./Oranews.t