Krujë, kanos pronarin e lokalit. Në ndihmë i vijnë babai dhe kushërinjtë
Pronari i një lokali në fshatin Bushnesh të Krujës është kanosur me armë pas një konflikti të qastit me katër persona me lidhje gjaku.Policia thotë se ngjarja është shënuar mbrëmjen e 11 Marsit 2016 dhe autorë të dyshuar janë Ronald Alushi, 20 vjeç babai I tij dhe dy kushërinjtë.“Në fshatin Bushnesh, Krujë, pas një konflikti çasti, Rolandi në bashkëpunim me babain e tij dhe dy kushërinjtë, ka kanosur me armë zjarri automatik, duke gjuajtur në ajër në afërsi të lokalit të shtetasit H.K. 47 vjeç edhe ky banues I këtij fshati” informoi sot policia e Durrësit.Policia ka arrestuar Roland Alushin në afërsi të banesës, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve, A.Alushi 50 vjeç, babai i autorit; A.Alushi 23 vjeç dhe F.Alushi 27 vjeç, 2 kushërinjtë e autorit.Në banesë të 20 vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:një armë zjarri automatik model 56, kalibri 7.62 mm; një krëhër me 10 fishekë; një automjet tip Fiat me targa CD 439 AX.Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja dhe 2 fishekë të paplasur.Nuk ka persona të dëmtuar.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në bashkëpunim, dhe 25 të Kodit Penal.
/Oranews.tv/