Samiti franko-italian, Renzi pret Hollande në Venecia

Presidenti i Francës, Francois Hollande ka udhëtuar drejt Italisë ku është pritur nga Kryeministri Mateo Renzi, në kuadër të samitit të përvitshëm, franko-italian.Hollande u prit me një ceremoni zyrtare në Venezia, ku po mban një takim bilateral me Kryeministrin Renzi. Dy liderët pritet të diskutojnë shumë çështje me rëndësi për të dyja palët, ku një pjesë të mirë pritet ta zërë Kriza e Emigrantëve, Konflikti në Lindjen e Mesme si dhe ai i Libisë.Të treja këto problematika kanë ndikuar jo pak për Italina dhe Francën. Italia është vendi i dytë pas Greqisë, ku mbërrijnë për herë të parë shumica e emigrantëve. Përveç azil-kërkuesve nga Lindja e Mesme, Italia është kthyer edhe në një destinacion për refugjatët afrikanë.Jo më pak e prekur nga emigrantët është Franca, e cila përkrah Gjermanisë ka propozuar implementimin e marrëveshjes me Turqinë si dhe planin për rishpërndarjen e 180.000 refugjatëve.