Siri, të paktën 19 viktima pas një sulmi ajror mbi një treg ushqimor
Një sulm ajror i lançuar së fundmi nga ushtria ruse ose ajo siriane ka shkaktuar të paktën 19 viktima, pasi goditi një treg ushqimor. Ky bombardim konfirmon edhe njeherë se traktati i armëpushimit i firmosur disa javë më parë nuk po implementohet plotësisht. Ngjarja ka nxitur edhe reagimin e fuqive ndërkombëtare si dhe të forcave që kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assad, të cilët kanë kërkuar që Moska dhe Damasku të ndërpresin sulmet mbi popullsinë civile.Të paktën 19 persona kanë humbur jetën, pas një sulmi ajror që goditi një treg ushqimor në Siri. Ky bombardim konfirmon se marrëveshja e armëpushimit e arritur mes fuqive ndërkombëtare, qeverisë së Assad dhe kundërshtarëve të regjimit të tij nuk po implementohet plotësisht.Dëshmitarët bënë me dije se viktimat ishin të gjithë civilë, ndërkohë që ende nuk dihet se cila ushtri mund t'a ketë lancuar sulmin. Sipas burimeve paraprake mendohet se bombardimi mund të jetë kryer nga qeveria, e cila ka mbështetjen e vazhdueshme të forcave ajrore turke.Assad ka deklaruar se marrëveshja e armëpushimit nuk nënkupton ndërprerjen e luftës me organizatat terroriste, por vetëm me opozitën e moderuar. Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat e perëndimit, i cili pretendon se regjimi i tij po godet mbi grupet rebele dhe mbi qytetarët e pafajshëm.Marrëveshja e armëpushimit ka arritur që të rivendosë qetësinë në shumë prej qyteteve siriane, duke i dhënë mundësi organizatave humanitare që të dërgojnë ndihma për banorët e prekur nga lufta.Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka bërë me dije se bisedimet për vendosjen e paqes midis qeverisë dhe opozitës do të vijojnë gjatë javës së ardhshme në Gjenevë./Oranews.tv/