9 muaj në 5 sekonda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 19:22
Një grua ka treguar përmes një video-je ndryshimet në trupin e saj gjatë shtatëzanisë, ndërkohë që mban veshur të njëjtat xhinse.Klipi 5 sekondësh shfaq tranzicionin e saj nga fazat e para të shtatëzanisë deri kur ajo mban në krahë foshnjën e saj të porsalindur.Pasi është postuar në Facebook video ka marrë më shumë se 27 mijë like në vetëm një ditë.Megjithatë disa prej komentuesve kishin dyshime për vërtetësinë e videos pasi është e pamundur që gruaja të ishte në të njëjtën formë trupore dhe të vishte të njëjtat rroba teksa barku i saj rritej.
/Oranews.tv/