Mrekullia në Britani, shfaqen Aurora Borealis në mbrëmje
Këto drita të magjishme kanë pushtuar Britaninë e Madhe përgjatë mbrëmjes së të dielës. Bëhet fjalë për Aurora Borealis apo Dritat Veriore. Këto drita shumëngjyrëshe janë rezultat i elektroneve që përplasen me pjesën e sipërme të atmosferës së tokës.Nga ana tjetër protonet shkaktojnë aurora të zbehta dhe të shpërndara, zakonisht jo lehtësisht të dukshme pëer syrin e njeriut.Fenomeni shumëngjyrësh është i dukshëm në Skoci dhe në Irlandën e Veriut por që ka qënë lehtësisht i dallueshëm edhe në Anglesey dhe Oxfordshire.Aurora borealis shkaktohet kur elektriciteti i shkarkuar nga dielli hyn në atmosferën e tokës. Shumë britanikë kanë nxituar të postojnë foto dhe video në rrjetet sociale nga kjo shfaqje e mahnitshme që zgjati për minuta të tëra.Por cfarë janë dritat veriore? Sipas ekspertëve bëhet fjalë për një lloj stuhie diellore dhe nëse kushtet për një aurora borealis janë të mira, atëherë dritat që dalin prej saj janë jeshile, rozë, lejla, e kuqe dhe e verdhë, që shfaqen pas orës 20 të mbrëmjës.Pjesa më e fuqishme e kësaj stuhie gjeo-magnetike tashmë ka kaluar dhe nuk dihet se kur do të mund të shfaqet sërish.


[caption id="attachment_693613" align="alignnone" width="620"]
S[/caption]
/Oranews.tv/