8 Marsi! Fyerjet e Mustafës dhe Veselit për deputetet gjatë vitit
Ashtu sikurse edhe në shumë vende të tjera, edhe në Kosovë u përkujtua dita ndërkombëtare për gratë.Politikanët folën për më shumë respekt ndaj grave, por gjatë vitit nuk është se u tregua ky respekt ndaj tyre. Mediat kosovare publikuan sot një përmbledhje të fyerjeve të grave në Parlamentin e Kosovës që nga kryeministri Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe deputetë të Kuvendit.Isa Mustafa për gratë20 shkurt 2016–Fyerja: : “Ata që ‘frikësohem’ se mos po e lëshojnë Kosovën pasi i ka lëshuar mendja, janë disa gra që i kanë kullotë të gjitha fondet e mundshme nga perëndimi”.Kadri Veseli deputetes Albulena HaxhiuFyerja: 24 tetor 2015 – “Ma hongsh”Fisnik Ismajli, deputetes Teuta RugovaFyerja: 26 shkurt 2016 – “Qato lula, Teutë, a do me ia çue te varri, a do me i marrë te shpija me i shti n’vazne e me i admirue krejt shpija, apo do me ia falë naj lokes së ngratë lypëse në rrugë, e cila as buk s’ka me hangër, por ti garant mendon se po e ban të lumtun?Me m’ngue mue, i shtin n’bothë!”Sabri Hamiti, deputetes Albulena HaxhiuFyerja: 15 qershor 2015 – “Mos klith”