Ja si e falenderoi bufi djalin që e shpëtoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2016, 20:44
Një djalë i ri nga Afrika e Jugut shpëtoi një buf të plagosur. Në muajt në vijim, shpendi u shërua plotësisht dhe u përshtat me jetesën në shtëpinë e shpëtimtarit të tij, madje krijoi dhe miqësi me macen e tyre.Një mbrëmje kur djali ishte në dhomë duke punuar në kompjuterin e tij, ai pa bufin të fluturonte përmes dritares duke mbajtur në kthetra një mi të ngordhur. Bufi më pas vazhdoi të ofronte prenë e tij te të gjithë banorët e shtëpisë. Mesa duket kjo u kthye në një traditë të re.Sa herë që bufi kthehej në shtëpi nga gjuetia, sillte dhurata për familjen e tij adoptuese.
/Oranews.tv/