Rishpërthen vullkani Tungurahua, hiri në qiell deri në 4 mijë metra
Vullkani Tungurahua në Ekuador ka shpërthyer sërish mbrëmjen e të dielës, duke përhapur tym dhe hi në qiell. Kanë qënë shpërthimet e njëpasjëshme që kanë zgjuar banorët.Ekspertët kanë nisur të regjistrojnë aktivitetin në rritje të Tungurahua që më 27 shkurt dhe e kishte paralajmëruar ditë më parë shpërthimin e vullkanit.Kollonat e tymit nga vullkani arriti deri në 4 mijë metra lart.Banorët e komunitetit El Manzano, thonë se janë të frikësuar për pasojat e shpërthimit të vullkanit, në cdo moment.Tungurahua shtrihet 135 km në jug të kryeqytetit Quito.Tungurahua nënkupton "kërcënim nga zjarri" në gjuhën vendase dhe është klasifikuar si vullkan aktiv që nga viti 1999. Ekuadori ka 84 vullkane në Ande dhe rajonin Amazon, nga të cilat 24 janë klasifikuar aktivë./Oranews.tv/