Gara në Australi, dhjetëra qen garojnë mbi tavolinën e serfit

Përvec kockave dhe shëtitjeve, qentë kanë edhe pasione të tjera, sic është sërfi. Në Australi ka një festival dedikuar tërësisht qenve, për ti vënë ata në garë kundër njëri tjetrit duke qëndruar me mjeshtëri mbi tavolinën e sërfit.Themeluesi i këtij festivali, Paul Jarratt thotë se ky është festivali i vetëm, apo më mirë eventi i vetëm në botë dedikuar miqve më të mirë të njeriut dhe ata e kryejnë detyrën e tyre me mjeshtëri."Është një eksperiencë e jashtëzakonshme për qentë dhe njetrëzit" tha ai."Nuk ka lidhje me fitoren apo humbjen, është një festë për qentë që e dashurojnë serfin, oqeanin dhe këtu kanë privilegjin ta bëjnë"."Mendoj se kjo është arsyeja përse serfistët dhe familjet e tyre nga e gjithë bota vijnë këu" përfundoi ai.Këtë vit, përfaqësuesit ishin nga rreth 20 vende të ndryshme të botës.Kerry Pittman është pronarja e Kelvin, qenit që konkuron për herë të parë në këtë garë."Shkoi shumë mirë dhe jam shumë krenar për të, që qëndroi në tavolinë gjatë të gjithë kohës" tha ajo."Mendoja se në një pikë ai do të binte por jo, kishte shumë besim. Me siguri do ta bëjmë këtë gjë përsëri"./Oranews.tv/