Turistja në Maqedoni vret mjelmën vetëm për të bërë foto
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 18:30
Një turiste në Maqedoni ka vrarë një mjelmë vetëm që të pozonte me të.Gruaja që sipas raportimeve është nga Bullgaria e tërhoqi shpendin që ndodhej në Liqenin e Ohrit nga krahu, para se ta linte të ngordhte në plazh.Pasi turistja e paidentifikuar realizoi foton e saj, e braktisi mjelmën në Liqenin e Ohrit, raportojnë mediat lokale.Pavarësisht se mjelma në foto lufton me gruan, gruaja sërish shihet duke buzëqeshur për kamerën.“Mjelma u la pa lëvizur në plazh pas takimit me tursten dhe më pas ngordhi” tha një dëshmitar për Macedonia Online.Incidenti është raportuar më pak se dy javë pas ngjarjes shokuese kur një delfin i vogël vdiq në Argjentinë, ndërkohë që njerëzit në plazh kalonin dhe bënin “selfie”.
/Oranews.tv/