Studiesit: Detyrat e shtëpisë po shkatërrojnë fëmijët tanë
“Nuk ka asnjë provë që detyrat e shtëpisë përmirësojnë performancën akademike të fëmijëve në shkollë fillore”Kjo deklaratë e bërë nga studiuesja Harris Cooper nga Universiteti Duke është befasuese pavarësisht se për shumicën e prindërve është e vështirë të vënë në dyshim rëndësinë dhe vlerën e detyrave të shtëpisë.Por kur sheh faktet ja çfarë gjen: detyrat kanë të mirat dhe përfitimet e tyre, të cilat varen nga mosha.Për fëmijë të shkollave fillore, studimi sugjeron se kur mëson në klasë arrin rezultate mahnitëse mësimë, ndërkohë që detyrat në shtëpi janë thjeshtë punë ekstra.Edhe në 9-vjeçare marrëdhënia midis detyrave dhe suksesit akademik është minimal në më të mirën e tyre.Kur fëmijët shkojnë në gjimnaz detyrat i sigurojnë atyre përfitime akademike por vetëm në përmbajtjte. Më shumë se dy orë për natë është limiti. Më pas përfitimet zhduken.“Studimi është shumë i qartë. Nuk ka asnjë përfitim në nivelin e shkollës fillore.”- shton Rtta Kralovec, pedagoge në Universitetin e Arizonës.Nga studimet e kryera nga Cooper përkatësisht 120 në vitin 1989 dhe 60 në 2006, jo vetëm që nuk ndikonin në përfitimet akademike në nivel elementar por kishin ndikim negativ në sjelljen e fëmijëve ndaj shkollës.Një gjë e tillë bën që fëmijët të humbin dëshirën dhe interesin ndaj shkollës,të ndjeheshin të lodhur, të qanin dhe të protestonin kundër prindërve. Në vend që pjestarët e familjes të lidheshin dhe të mbështesin më shumë me njëri tjetrin në mbrëmje, prindërit kritikonin fëmijët “I ke bërë detyrat sot?”Kur fëmijët rriten është e vështirë për ta të përballen me detyrat e shkollës në mënyrë të pavarur pa patur një "polic detyrash" që t'i kontrollojë.Kështu humb qëllimi kryesor i detyrave: Përgjegjësia./Oranews.tv/