Zbulohet marinari i shndërruar në mumje! Ndërmori udhëtimin pas i vdiq gruaja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 15:57
Një marinar bëri një zbulim tmerruese në ujërat detare të Filipineve.Mediat britanike shkruajnë se marinari ka zbuluar trupin e pajetë të një aventurieri gjerman, i quajtur Manfredd Fritz Bajorat, 59-vjeç.Trupi ishte bërë mumje brenda jahtit, teksa i vetëm kishte ndërmarrë një udhëtim në oqean.Tabloiti britanik Daily Mail shkruan se i ndjeri duket sikur zgjat dorën drejt telefonit.Fillimisht u dyshua se jahti mund të ishte sulmuar nga piratët, por rezulton se i ndjeri ka humbur jetën për shkak të një ataku kardiak.Ende nuk dihet sa kohë ka qëndruar aty, por ajo që dihet është se burri ka nisur lundrimin në vitin 2010 që kur i vdiq bashkëshortja. Varrimi i tij u bë në Karaibe./Ora News/