Artisti francez pikturon muret në mbarë botën

Artisti francez Julien Malland, i njohur në mbarë botën si Seth piktori global, krijon art të mirëfilltë shumëngjyrësh, në mbarë botën, në godina të vjetra e të rrënuara apo të reja.Në pikturat e saj murale, të jashtëzakonshme e në përmasa tejet të mëdha zakonisht tema janë fëmijët, të vizatuar në momente të ndryshme e ngjyra të ndezura."Jam i frymëzuar nga zhvillimet e ndryshme kur pikturoj" thotë Malland."Mund të jenë zhvillime sociale, kulturore, apo situata të ndryshme politike. Mund të freymëzohem edhe nga lloji i murit".Kur pyetet sesa kohë i duhet për të krijuar një pikturë të të tilla përmasave, artisti thotë:"Mund të më duhen pak orë për një pikturë të vogël ndërsa për një faqe muri më duhen 3 ditë deri në 1 javë".Artsti me origjinë nga Parisi është aktivë në këtë fushë që prej viteve 90. Ai ka publikuar edhe 2 libra për udhëtimet e tij të shumta dhe artin e tij të rrugës. Libri i tij i fundit quhet "Ekstra mur". Ai përfshin pikturat globale përgjatë 3 viteve të fundit, ku ka udhëtuar, cfarë ka krijuar në shtetet si india, Kina, meksika, Indonezia dhe Vietnami.Specialja në punimet e tij është fakti se ato gjithnjë përkojnë më së miri me situatën e lagjes apo vendit ku piktorn. Shpesh, malland bashkëpunon edhe me artistët vendas për të mësuar traditat e tyre dhe për të shkëmbyer ide dhe eksperiencë. Ai është diplomuar në Shkollën Kombëtare të Arteve Dekorative në Paris dhe ka pikturuar në mbarë botën, në muret më të mëdha në Indi, Kinë,Japoni, Meksikë, Brazil, Afrikën e Jugut e shumë shtete të tjera.julien-malland-street-art-1 julien-malland-street-art-2 julien-malland-street-art-3 julien-malland-street-art-4 julien-malland-street-art-5 julien-malland-street-art-6 julien-malland-street-art-7 julien-malland-street-art-8 julien-malland-street-art-9 julien-malland-street-art-11/Oranews.tv/