I mbijetoi shpërthimit në maratonën e Bostonit, vdes në aksident në Dubai
23 vjeçarja Victoria McGrath, e mbijetuara e shpërthimeve në Maratonën e vitit 2013 në Boston ka vdekur në një aksident me makinë në Dubai.Së bashku me të ishte dhe mikja e saj Priscilla Perez Torres gjithashtu studente në Universitetin Northeastern.McGrath nga Weston ishte vetëm një metër e gjysmë larg vijës së finisht kur i shpërtheu bomba në këmbë.Jeta e saj u shpëtua nga ish oficeri i Forcave te Armatosura Bruce Mendhelson i cili i vendosi një fasho për t'i ndaluar asaj rrjedhjen e gjakut. Më pas ajo u ndihmua nga një zjarrëfikës i Bostonit dhe fotoja me momentin u bë ikonike e tragjedive të ndodhura atë ditë.“Rri shtrirë çdo natë ne krevat dhe mendoj për të. Njerëz që njoh unë humbën këmbët. Nuk e di pse unë isha me fat në këtë rast.” – tha ajo për Today një ditë pas sulmeve bombaduese.Në aksidentin me Ferrari që i mori jetën 23 vjeçares ditën e dielë mbetën të vdekur dhe 2 persona të tjerë, përkatësisht Cody Nixon, 24 vjeç dhe kushuriri i saj, gjithashtu boksier, James Portuondo.


/Oranews.tv/