Provë që fitoni më shumë para nëse lypni në rrugë se sa kur punoni
Nëse humbni të gjitha shpresat ja çfarë duhet të bëni. Merrni një tren për në Wolverhampton të Anglisë dhe uluni në një copëz trotuari përballë kishës St Peter’s Collegiate.Duhet të visheni mirë që të qëndroni ngrohtë dhe mos harroni të merrni me vete një filxhan plastik. Merrni një karton ku të shkruani diçka dhe këmbëkryq prisni.Për pak minuta do t’ju ngrohet zemra nga dashamirësia e njerëzve.Këtë bëri Matthew Bell nga Daily Mail ditën e mërkurë, pas lajmit se një i pastrehë në Midlands fitonte 300 deri në 500 paund në ditë duke lypur.Ishte e vështirë për të ta besonte në fillim duke ditur se rroga mesatare mujore në Wolverhampton është 18.500 paund.Pas 4 orësh, dy në Wolverhampton dhe dy në Londër, ai arriti të grumbullonte 41.50 paund plus një sasi të konsiderueshme me ushqime dhe pije, më shumë se sa do të fitionte në një punë me rrogë minimale.“Megjithëse sakrifikova krenarinë time, mësova diçka për britanikët: megjithëse e dinë se ka lypës që mashtrojnë,dhe se është më e lehtë të japin para për bamirësi, ata sërish i japin para lypësve. Janë tepër të sjellshëm”.- tha Matthew.Paratë që ai grumbulloi u dhanë për bamirësi në një qëndër të pastrehësh në Wikverghampton.
/Oranews.tv/