Starbucks edhe në Itali

Flitet prej së paku 20 vitesh dhe gjithnjë është përgënjeshtruar. Por këtë herë duket se ka diçka të vërtetë. Starbucks duket se ka nisur një sfidë vërtet të madhe: të hapet edhe në tregun italian. Kolosi i kafeneve, synon që të përhapë suksesin e saj edhe në Itali në muajin prill, filimisht në Milano me syninim për tu zgjeruar më pas në 2017 në të gjithë Italinë. Lajmi është bërë publik nga vetë Starbucks në faqen zyrtare.Aktualisht Starbucks është prezente në të gjithë Europën. Ajo ka hyrë në Britaninë e Madhe që në vitin 1998 e ka më shumë se 2400 pika shitjeje në të gjithë Europën, Lindjen e Mesme dhe nëAfrikë, që përfaqësojnë 10% të faturës globale.Por Italia përfaqëson shumë sfida për Starbucks, për shkak të traditës së saj unike të kafenese, me konceptin se kafja duhet konsumuar shpejt e shpejt në një bar, që në fakt nuk hyn shumë në standartet e zinxhirit amerikan.Por çfarë është Starbucks dhe përse ka kaq shumë sukses? Starbucks është zinxhiri i kafeneve më i madh dhe më i famshëm në botë. Pika e parë e shitjes u hap në vitin 1971 në Seatle në vitin 1971, ku qëndroi hapur deri në 1982.Pas këtij viti, nisi një erë e re për Starbucks, nën drejtimin e Hauard Schultz, si menaxher dhe drejtues i tij. E duket se është pikërisht Schultz ai që ka frymëzuar edhe idenë e një bari në Milano, fillimisht për të studuiuar tregun e për të krijuar konceptin e një lloji tjetër mëngjesi dhe kafeje.Në gusht të vitit 2015, Starbucks numëronte 22.519 njësi në 67 shtete të ndryshme të botës.Ndaj kjo është provë suksesi, Starbucks është një kolos i dimensioneve biblike, që do të thotë se edhe buxheti në dispozicion është i majmë.Starbucks ofron atë që italianët nuk e kanë dhe me të cilën nuk janë mësuar: një shtëpi komode për të konsumuar një bisedë, me një kafe të gjatë në botë.Por sa do të përqafohet kjo metodë? Kjo mbetet për tu parë në prill._88592641_milan_976maria/Oranews.tv/