Autoritetet italiane nominojnë picën për në listën e UNESCO-s

Autoritetet italiane kanë vendosue të nominojnë picën, një nga produktet e tyre më të famshme në të gjithë botën, për në listën e UNESCO-s për trashëgiminë botërore. Lajmi është bërë publik nga mediat italaine.Sikurse raporton agjencia e lajmeve Ansa, komisioni kombëtar italian për UNESCO-n ka aprovuar propozimin e parashtruar fillimisht nga ministria e bujqësisë dhe e ushqimit, e cila kishte marrë më herët mbështetjen edhe nga ministritë e tjera të linjës i ministria e kluturës, punëve të jashtme, arsimit, ambientit dhe ekonomisë.Është art më vehte ai i nisur që në vitin 1700 nga picajolët napoletanë, si traditë e Italisë së Jugut. Pica italiane do të jetë nominimi i vetëm nga shtetet e Mesdheut, për në listën e trashëgimisë botërore dhe për ta shtuar qëllimi është vetëm një: pica do të përfaqësojë më së miri Italinë në mbarë botën."Ne çmojmë prodhimin e Italisë, sidomos pas suksesit të arritur në EXPO 2015 në Milano" citohet ministri italian i bujqësisë dhe ushqimit. Zyrtarët e UNESCO-s me seli në Paris, vetëm në vitin 2017 do të vlerësojnë kandidaturën e "Artit të mjeshtërisë napolitane të picas".Por nuk mbaron me kaq. Madje tani fillon puna e vërtetë, sepse italia ka përpara një proces të gjatë dhe kompelks negociatash që do të përfshijnë mbi 200 shtete.Madje, përmes kësaj iniciative, italianët duan të ruajnë traditën dhe klulturën e picës, edhe nga amerikanët të cilët gjithnjë e më shumë po synojnë të provojnë picën amerikane, gjithnjë sipas stilit amerikan.2400/Oranews.tv/