Fëmijët në SHBA e shohin Hillary Clinton si heroinë

Ndërsa Hillary Clinton i afrohet gjithnjë e më shumë kandidimi në kampin demokrat për garën presidenciale, si e para kandidate potenciale për presidente të SHBA-ve, duket se e ka gjetur vehten edhe në një tjetër rol të rëndësishëm, si heroinë në librat për fëmijë.Në librin "Hillary Clinton, bëj gjithcka të mirë që mundesh" autorja Cynthia Levinson shkruan për kandidaten demokrate, për gjithçka nga jeta e saj, që nga rinia në Park Ridge, Ilinois, e deri tek puna e saj si senatore dhe sekretare shteti.Më 3 mars, ajo e solli këtë histori për nxënësit e kopshtit në shkollën fillore në Cold Spring, Meriland, të cilat siç zbuloi vetë ajo, janë shumë të vëmendshëm për garën presidenciale."Shpresoj që fëmijët ta pëlqejnë këtë libër dhe shpresoj që ti provokojë mendimet e tyre" tha Levinson, që shkoi në kolegjin Uellesley bashkë me Clinton dhe intervistoi disa fëmijë sikurse dhe vetë zonjën Clinton, për librin."Një nga gjërat që i thashë redaktorit të librit, ishte se doja të krijoja një lloj hologrami të Hillary përpara fëmijëve, që këta fëmijë të mund të ndjejnë se mund të dialogojnë për çështje të ndryshme, mes tyre edhe për politikën e amerikanëve" shtoi ajo.Por Levinson nuk është e vetmja që ka shkruar. Në fakt, disa biografi për fëmijët rreth Hillary Clinton kanë përjetuar një bum të vërtet në libraritë amerikane, mes tyre edhe botimet "Hillary Rodham Clinton, disa vajza kanë lindur për të drejtuar" nga Michele Markel dhe libri me vizatim e e fotografi nga Johan Uinter, me titullin "Hullary", të dyja për fëmijë të moshave 4-8 vjec.E ndërsa të gjithë këto libra ndajnë bashkë forcën e femrës, Levinson thotë se ajo nuk ka dashur të theksojë vetëm sukseset e Clinton por edhe dështimet e saj, siç citon mes tyre luftën në Irak apo iniciativën në shëndetësi.Disa fëmijë mendojnë se do të ishte shumë e bukur, që të kishin një presidente femër ndërsa të tjerë nuk janë të qartë nëse Hillary Clinton mund të ishte femra e duhur për këtë punë të rëndësishme."Unë jam më shumë në anën e Bernie Sandres. Hillary Clinton nuk është aq e drejtpërdrejtë sa Bernie" tha 10 vjecari Sudhish Sëain."Unë mendoj se ajo ka nevojë të shprehë se mund të bëjë më shumë se kaq".Shumë nxënës thonë se informohen për fushatën dhe kandidatëm nga lajmet, që i dëgjojnë në radio apo televizion, apo debatin politik disa herë e kanë ndjekur edhe në autobusin e shkollës dhe kanë disa shqetësime për disa cështje: si emigracioni, liria e fesë dhe pabarazia sociale."Ne mendojmë në përgjithësi se Donald Trump nuk do të jetë një president i mirë" tha Tianlai Yang, e cila thotë se ka ndjekur në TV disa nga debatet e republikanëve."Ai gënjen, ai është hipokrit, është megaloman dhe deliron shumë, 4 cilësi që nuk janë aspak të mira për një president" tha 9 vjeçarja Katherine Pease, e cila shton se që në mëngjes shfleton faqet e të përditshmes "The Uashington Post" e duke bërë një thirrje publike për republikanët, që të përjashtojnë Donald Trump nga gara mes tyre.Një tjetër nxënës thotë se pëlqen zonjën Clinton por nuk është e bindur nëse do të votonte për të, nëse do të kishte moshën e duhur."E vetmja gjë që kam kundër saj është se ajo ka qënë një herë banore e Shtëpisë së Bardhë dhe nuk mendoj se duhet të jetë sërish atje" tha Kyle Baer.Lily Pang përfundon debatin duke thënë se republikanët dhe demokratët, kandidatët e të dyja palëve, janë të gjithë në rrugë të mbarë, ndonëse të gjithë kanë aspekte negative dhe të meta.Pavarësisht pikëpamjeve të tyre, autorja Levinson thotë se është mirënjohëse që ka ndihmuar në stimulimin e vendimeve të tyre."Mendoj se qëllimin ja arrita, Hillary më tha një herë kur po e intervistoja: Përfshihu në politikë" tha ajo./Oranews.tv/