Madonna shpërthen në lot pasi humb betejën për kujdestarinë e djalit të saj
Dita e nënës për Madonën do të jetë e mbushur me dhimbje duke ditur se djali i saj Rocco nuk do të kthehet kurrë në shtëpi.Mail ka zbuluar këtë të dielë se ylli muzikës pop ka humbur betejën me ish bashkëshortin e saj Guy Ritchie për kujdestarinë e djalit të tyre 15 vjeçar.Këngëtarja gjithashtu i tha miqve të saj se e “ka humbur betejën” pasi pranoi se djali i saj nuk do të jetojë më me të.Kjo vjen pasi Madonna pati një moment emocional në skenë gjatë mbrëmjen e së premtes gjatë turit të saj “Rebel Heart” në Zelandën e Re.Thuhet se 57 vjeçarja ka mbetur e "privuar" , dhe si pjesë e marrëveshjes paqësore, ajo po kërkon garanci që do të ketë ende influencë prindërore te djali i saj i vetëm biologjik.Teksa shpërtheu në lot në skenën e Auckland, ajo i tha fansave: “Nuk ka dashuri më të fortë se ajo e nënës për djalin e saj”, para se ti dedikonte Roccos këngën e saj “La Vie en Rose”.
/Oranews.tv/