Mijëra klikime për pak orë, polici shpëton fëmijën në rrugë

Një video e publikuar online në rrjetet sociale ka bërë xhiron e botës përgjatë 24 orëve të fundit. Në video duket një polic që tërheq në sekondën e fundit me forcë një fëmijë nga rruga, që për pak nuk u shtyp nga një makinë.Ngjarja është regjistruar në qytetin Viciebsk, në Bjellorusi.Video është filmuar nga Tatianna Dushuk, e cila menjëherë e ka postuar atë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme Bjelloruse.Ministria reagoi pas disa orësh duke theksuar zyrtarisht se polici ka pësuar vetëm një frakturë në këmbë ndërsa fëmija është shëndoshë e mirë./Oranews.tv/