Projekti për Parkun, aktivistët tregojnë arsyet e qëndrimt të tyre kundër

Një ditë pas protestës në parkun e liqenit, aktivistët thanë se për projektin e bashkisë së këndit të lojërave nuk është dhënë informacion dhe janë të paqartë. Duke denoncuar sipas tyre paligjshmërit, aktivistët thanë se janë drejtuar institucioneve me shkresa zytare.Një ditë pas protestës së aktivistëve që degjeneroi në dhunë mes tyre dhe policisë, të rinjtë shpjegojnë arsye përse janë këto lëvizjen kundër projektit të bashkisë.Ervin Goci: “Ndërtimi i këndit të lojrave te Parku i Liqenit është i paligjshëm.Fillimi i punimeve është bërë në shkelje të ligjeve të vendit.Bashkia e Tiranës nuk ka bërë informimin dhe dëgjimin me publikun, nuk ka leje mjedisore,nuk ka leje ndërtimi si dhe nuk ka plotësuar pothuajse asnjë detyrim ligjor dhe administrativ. Komunikimi nuk mund të rindërtohet me deklarata mediatike dhe dëgjesa të sajuara”.Aktivistë i janë drejtuar dhe instucioneve për shqetësimet e tyre.Ervin Goci: “Një kërkesë te inspektoriati i mjedisit. I kemi bërë një letër të hapur të tërë autoriteteve. Kemi një takim shumë shpejt me një parlamentar europian i cili është pjesë e progres-raportit. Të gjithë këto hapa janë bërë. Absolutisht rrugët tona janë institucionale”.Aktivistët propozuan vende të tjera për ndërtimin e këndit të lojërave dhe kërkuan që kjo zonë e mbrojttur të mos prektet./Oranews.tv/