I kërkoi patentën pasagjerit, pezullohet polici, masë disiplinore ndaj eprorit
Policia e Durrrësit pezullon efektivin Neim Imeri, me detyrë Punonjës i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, si dhe ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës për eprorin e tij të drejtpërdrejt, Arjan Çali, me detyrë Përgjegjës Turni, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH.Pezullimi erdhi pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje, ku polici i kërkon me insistim patentën pasagjerit në një mjet, me pretendimin se mjeti ishte në emër të tij, por drejtohej nga një shtetas tjetër.“Lidhur me videon e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie që në mungesë profesionalizmi dhe duke mos respektuar proçedurat ligjore, i kërkon lejen e drejtimit pasagjerit pasi ka ndalur një automjet për një kontroll rutinë, ju informojmë se Policia e Durrësit ka pezulluar menjëherë efektivin Neim Imeri, me detyrë Punonjës i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, si dhe ka nisur ecuria disiplinore për shkelje të rëndë të detyrës për eprorin e tij të drejtpërdrejt, Arjan Çali, me detyrë Përgjegjës Turni, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH” thuhet në njoftim.Në video shfaqet edhe kolegu i tij që i jep të drejtë qytetarit, duke i shpjeguar efektivit Imeri se ai ligj nuk është më në fuqi dhe se patentat i kërkohet vetëm drejtuesit të mjetit.Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve të punonjësve të policisë në numrin 129 dhe numrin falas të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat 08009090, duke i garantuar për reagimin në kohë dhe marrjen e masave ligjore ndaj abuzuesve.