Rusia dhe Siria bisedime për sulmin izraelit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2013, 08:25
Rusia dhe Siria kanë diskutuar për sulmin ajror të Izraelit në një kompleks ushtarak pranë Damaskut.Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka folur në telefon me homologun e tij sirian, Walid al-Moallem.Ministria e Jashtme ruse ka thënë se Lavrov është shprehur i shqetësuar me veprimin e Izraelit, duke thënë se hapat e tillë mund të destabilizojnë edhe më shumë situatën në rajon.Lavrov ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ka theksuar nevojën e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.Ministria ka thënë se Rusia vazhdon të analizojë rrethanat e këtij sulmi.Sipas aktivistëve të opozitës siriane, sulmi i së dielës ka vrarë së paku 42 ushtarë të Sirisë.Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëuar se përshkallëzimi i armiqësive mund të destabilizojë situatën përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin dhe të çojë në “ndërkombëtarizimin e konfliktit jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe shkatërrues në Siri”.