Debati i Republikanëve fillon në kaos, kandidatët ngatërrojnë radhën, Trump pret në prapaskenë
Debati presidencial i partisë Republikane filloi në kaos teksa kandidatë të ndryshëm nuk u paraqitën në skenë kur moderatorët e ABC News David Muir dhe Martha Raddats thirrën emrat e tyre.Ben Carson doli më shpejt seç duhet para publikut të Kolegjit St.Anselm, ndërkohë që emri i tij vinte i dyti.Pavarësisht duartrokitjeve në sallë për Chris Christie, ai sërish nuk e dëgjoi emrin e tij.I filmuar nga kamera e televizionit Carson ndaloi për pak minuta në prapaskenë pasi nuk dinte si të vepronte.Më pas u thirr emri i Ted Cruz e i Donald Trump.Trup ndaloi duke qëndruar së bashku me Carson, duke i thënë se ai tashmë duhet të ishte ngjitur në skenë.Kur erdhi radha e Marco Rubio dhe Jeb Bush, dy deputetët sërish kishin bllokuar rrugën.Ata u detyruan të dilnin mbrapa, me Jeb që buzëqeshte me kënaqësi duke kaluar para Trump dhe duke e lënë atë pas.Prezantuesit nuk arritën ta kuptonin që kishin harruar të thërrisnin emrin e një kandidati dhe se politikanët ngatërruar radhën, derisa në fund panë podiumet bosh.
/Oranews.tv/