Parlamenti Europian diskuton marrëveshjen me Britaninë e Madhe

Deputetët e Parlamentit Europian kanë diskutuar gjatë seancës plenare në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje midis Britanisë së Madhe dhe BE-së.Përfaqësuesit u shprehën optimistë në lidhje me miratimin e draftit që u propozua një ditë më parë nga presidenti i këshillit europian, Donald Tusk.Marrëveshja e cila do të votohet ditën e enjte u përshëndet edhe nga Holanda, e cila mban aktualisht presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian.Gjatë fjalës së tij, Ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, tha se bëhet fjalë për një situatë komplekse, por shprehu bindjen se do të gjendej një zgjidhje."Të gjitha qeveritë do të studiojnë propozimet, por besoj se diskutimet do t'i hapin rrugën miratimit të marrëveshjes. Bëhet fjalë për një situatë komplekse. Megjitahtë, unë mendoj se në rast se ka vullnet të mjaftueshëm politik, do të gjejmë një zgjidhje."Ndërkohë, Kryeminsitri, David Cameron, përsëriti apelin e tij drejtuar antarëve të Parlamentit britanik, për të bashkëpunuar në kuadër të mbatjes së vendit brenda Bashkimit Europian.Ai kërkoi mbështetje për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme të kësaj situate. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Sekretari i Parë i Shtetit britanik George Osborne, i cili nënvizoi se plani propozuar nga BE-ja është një marrëveshje mjaft e mirë për Britaninë e Madhe.