Veliaj: Do të ndërtojmë këndet e lojërave për fëmijët dhe jo për partitë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, edhe njëherë shprehu vendosmërinë për ndërtimin e këndit të lojërave në zonën e parkut të liqenit.Gjatë inspektimit të rikonstruksionit në shkollën "Jordan Misja" Veliaj tha se në këtë klimë të mbingarkuar, ku të gjithë kërkojnë të hapin debat politik për gjithçka, Bashkia e Tiranës është shumë e qartë se do të ndërtojë kopshte, shkolla dhe kende lojërash për fëmijet.Veliaj: “Ne do të ndërtojmë çerdhet, kopshtet, shkollat dhe këndet e lojërave për fëmijë. Është e vetmja mënyrë se si ndërrojmë fokusin nga zgjedhjet e ardhshme te fokusi për gjeneratën e ardhshme. Unë nuk jam këtu që të zgjidhem herën tjetër, unë jam këtu që gjenerata e ardhshme të thotë që gjatë kësaj administrate morëm vendime të rëndësishme për fëmijët dhe jo për partitë”.Gjatë inspektimit për shkollën "Jordan Misja", kryebashkiaku tha se kjo është një nga shkollat më të rëndësishme të Tiranës, e megjithatë aty nuk është investuar prej vitesh.Veiaj: “Megjithatë, kjo shkollë, e cila ka mbetur në këtë situatë, na bën të gjithëve me turp. Madje, ajo jo vetëm që nuk i ka kapacitetet e nevojshme, por i duhet të mbajë edhe kapacitetin e shkollës ‘Kosova’, e cila u dogj me synimin për t’u bërë pallat”.