Bizneset në Vlorë ankohen se janë mënjanuar nga projektet publike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2016, 12:25
Kreu i dhomës së Tregtisë në Vlorë bën thirrje që në projekte të qytetit, të angazhohen kompani dhe subjekte vlonjate.Sipas Arben Breshanit, biznesi në Vlorë ndodhet në krizë të thellë, sidomos sektori i ndërtimit, ku nga mungesa e punës, dhe mjetet kanë nisur të amortizohen, ndërkohë që krahu i punës ka rënë ndjeshëmArben Breshani: “Ne jemi në krizën e plotë të këtyre banesave. Kanë rënë shumë shitjet. Asnjë firmë ndërtimi në Vlorë nuk ka marrë asnjë fond publik. Ne shikojmë shumë firma që kanë personel shumë të mirë por që sot janë të papunë në Vlorë”Breshani shton se në të gjitha projektet si Lungomare, by pass-e apo projekte të tjera mund të kishin cilësi akoma më te mirë nëse do angazhoheshin kompani vendase./Oranews.tv/