Kodheli për Ora News: Shqipëria ka mundësi të limituara për refugjatët!

Qeveria shqiptare zbut qëndrimin për refugjatët. Vetëm pak ditë pas deklaratës së kryeministrit se Shqipëria “nuk do të hapë kufijtë për emigratët nga vendet e lindjes ” një qëndrim më  i zbutur vjen nga dy përfaqësuese të tjera të qeverisë.  Ministrja e Mbrojtjes  Mimi Kodheli dhe zv/ e Brendshme  Elona Gjebrea. Megjithëse të dy zyrtaret e larta  kanë theksuar se qëndrimi i Shqipërisë është ai i kryeministrit, nuk kanë mohuar faktin se Shqipëria ka marrë masat e nevojshme nëse do të përballet me një valë ardhjesh ndonëse mundësitë janë të limituaraMimi Kodheli tha: Mbetet problem për Europën. Do të mbetet problem dhe për Ballkanin. Po vlerësojmë situatën. Mbetem me një qëndrim si kryeministri i cili tha se mundësitë tona janë shumë të limituara. Ne jemi dhe do vazhdojmë të jemi në vlerësim të situatës. Për gjatë ditëve në vijim do të dalim  me një qëndrimElona Gjebrea: Ne kemi marrë masa dhe kemi një plan emergjent veprimi. Nuk bëhet fjalë të kemi qendra të ngritura por në raste emergjente ne do të jemi të mobilizuar” Edhe Ministri i Brendeshëm  Sajmir Tahiri,  I cili  gjatë një interviste për një agjensi të huaj ka deklaruar se nga ana e qeverisë është përgatitur një plan masash që do të vihet në zbatim nëse  Shqipëria do të përballet me një fluks emigrantësh. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati gjate vizitës në SHBA. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. gjate vizitës në SHBA.  Kreu i qeverisë tha pak ditë më parë se Shqipëria nuk mund të hapte kufijtë e saj për emigrantëve për shkak të pamundësisë për të menaxhuar një vërshim të mundshëm të tyre drejt Shqipërisë./Oranews.tv/