Presidenca e BE: Hungaria ka të drejtë të mbajë referendum

Hungaria ka të drejtën e saj për të mbajtur referendum mbi kuotat e emigrantëve. Deklarata vjen nga Holanda, vend i cili mban presidencen e radhës të Bashkimit Europian, nëpërmjet minsitrit për emigracionin Klaas Dijkhoff. Budapesti njoftoi të mërkurën mbajtjen e referendumit për kuotat e detyrueshme të klandestinëve, të kërkuara nga Bashkimi Europian, me qëllim frenimin e fluksit dhe shpërndarjen e përgjegjësisë për krizën në të gjithë unionin."Duket se mbajtja e referedumeve është bërë mjaft popullore këto ditë dhe unë mendoj se është e drejtë e çdo vendi të mbajë referendum apo të diskutojnë zgjidhjen e problemeve të  tyre të brendshme, tha  Dijkhoff para gazetarëve në Bruksel para  takimit të ministrave të Drejtësisë dhe të Brendshëm të BE. Dijkhoff tha se ligjet europiane nuk ndalojnë mbajtjen e referndumeve, megjithatë ai shtoi se fillimsiht duhet parë çfarë pyetjesh shtrohen në referendum, si do të përgjigjet populli dhe çfarë do të paraqesin këto vende në tavolinën europiane.Kurse Dimitris Avramopoulos tha se Evropa ndodhet  në një "moment kritik"."Iniciativat e veçuara nuk çojnë askund. Tani për tani uniteti i Bashkimit Europian dhe jetët e njërëzve  janë në rrezik. Shpresoj dhe pres që ministrat sot  ti përgjigjen në mënyrë kolektive thirrjes time. Ky është një moment me përgjegjësi të madhe dhe koha nuk është më  me ne, tha Komisioneri për Migrim.Më 7 mars BE dhe Turqia do të mbajë samitin e jashtëzakosnhëm për të frenuar fluksin e refugjatëve.