Kriza e emigrantëve, Situatë kritike mbetet në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë

Vijon kritike situata në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Qindra klandestinë, burra gra dhe fëmijë sot u zgjuan në këto kushte, në të ftohtë, pa ngohje, pa strehë pasi kanë kaluar natën në këto tenda."Situata është e tmerrshme, bën shumë ftohtë dhe ne kemi katër ditë që presim në këto kushte për të kaluar kufirin, thotë Mohamedi nga Damasku.Më shumë se 3.500 emigrantë besohet të jenë të bllokuar në Idomeni sipas autoriteteve lokale, ndërsa mijëra të tjerë janë në lëvizje nëpër Greqi, pavarësisht blloqeve të policisë .Unë nuk arrij të imagjinoj çfarë do të ndodhë pasi të vijnë 10 mijë të tjerë sot dhe nesër këtu. Do të jetë një problem i madh i paimagjinueshëm, shprehet Azis po sirian.Maqedonia ka hapur kufirin me intervale të shkurtra, duke lejuar kalimin me grupe të vogla të refugjatëve, duke çuar ne zgjerim të kampit të klandestinëve.Sipas burimeve autoritet maqedonase do të zgjerojë prpceduart e kontollit, gjë e cila do të çojë në vonesa të mëtejshme, ndërkohë që në listën e vendeve të ashtuquajtura të sigurta ka future edhe Aganistanin./Oranews.tv/