British Awards 2016: Adele triumfon me më shumë cmime
Pa dyshim që mbrëmja e ndarjes së çmimeve ‘British 2016’ ka qenë një nga më emocionueset për këngëtaren Adele. Ajo ishte artistja që triumfoi me më shume cmime nga të gjithë. Adele e cila u rikthye në skenë pas tre vitesh pauze, filloi të qante kur dëgjoi emrin e saj për cmimin e suksesit global, ndërsa u ngjit në skenë më e emocionuar se kurrë.Këngëtarja britanike tha:’Nuk mund ta bëj gjithë këtë pa qarë, e kam të pamundur. Mbase prej këtij cmimi apo mbase sepse Tim Peake e ka thënë se djali im do të mendojë që ka një super nënë. Kjo është fantastike, unë mendova se ju tashmë do të ishit mërzitur nga unë dhe këngët e mia’E duke mos lënë pa përmendur pauzën e gjatë, këngëtarja shton:’Në fakt kisha humbur për disa kohë, dhe as unë vet nuk e dija nëse do të kthehesha ndonjëherë Por të gjithë ju u treguar kaq të mire me mua, kjo është e mrekullueshme. Ky cmim nuk është keq për një vajzë si unë nga Totenhami, që nuk i pëlqen aspak të udhëtojë me avion.’


