Topalli: Më e ndershme Armando Prenga kryeministër, ai është fytyra e qeverisë

Deputetja e PD, Jozefina Topalli tha se vendi ndodhet në udhëkryq. Pas përfundimit të sencës, Topalli tha se ky kuvend nuk mund të zhvillojë kështu punimet. Topalli tha se Armando Prenga është fytyra e qeverisë.Topalli: Është një situatë e paimagjinueshme është një krizë e parlamentarizmit, është një degradim  në të cilën pyetja "pse" nuk vlen më për kryeministrin. Pa folur pastaj që nga një anë kemi një mjerim të madh. Një papunësi të frikshëm të viteve 90-91, një eksod që arrin në përmasa biblike.Edhe ju jeni përballur me situata të tilla kur drejtonit seancën, a ka një mënyrë si duhet të reagojë opozita?Topalli:  Nuk ka asnjë paralele sepse kur unë drejtoja parlamentin  nuk ishte një kryeministër që fuste kriminelë në parlament.Kjo është një betejë e vështirë dhe jetike. Shqipëria është në udhëkryq. Do ishte më e ndershme që në krye të vendit ose të parlamentit të qndronte Armandoja epse kjo është fytyra e vërtete e qeverisë.A duhet bllokuar parlamenti?Topalli:  Nganjëherë më kalon nëpërmend që është e pamundur të rrijë një njeri normal dhe krimi bashkë, nga ana tjetër mendoj se është më mirë të hedhësh mandatin, apo është më mirë që të qëndrosh aty apo të përballesh me krimin në mënyrëe që të fitosh. Sigurisht këto janë dilema që i diskutojmë dhe po përballemi.Lufta me krimin është një luftë e vështirë, që kërkon një vendosmëri të madh dhe sakrifica. Krimi bashkë me mjerimin kthehen në një përbindësh përbindësh për vendin.Jemi në një udhëkeyq për vendin. Opozita ka një detyrë të qëndorjë fort, me çdo kusht, me çdo qëndrim.