Tension në kufirin Greqi-Maqedoni, 5 mijë emigrantë të bllokuar
Tension në kufirin Greqi-Maqedoni ku qëndrojnë të bllokuar 5 mijë emigrantë. Disa prej tyre tentuan të kalojnë me forcë kufirin por u arrestuan nga policia. Kjo situatë e rëndë është shkaktuar pas mbylljes së kufijve nga Austria Vendimi i Austrisë për të lejuar kalimin e vetëm 3.200 emigrantëve brenda një dite e ka tensionuar situatën në rrugën ballkanike të refugjatëve.Gjëndja më problematike paraqitet në kufirin greko-maqedonas, ku të paktën 5.000 emigratë kanë vijojnë të mbeten të bllokuar ndërkohë që 4.000 të tjerë kanë arritur në portin e Pireut.Ata kanë protestuar duke mbajtur në duar pankarta ku shkruhej "Hapni kufinjtë". Pasi panë se kërkesat e tyre u injoruan nga autoritetet maqedonase, disa prej refugjatëve tentuan që të kalojnë ilegalisht kufirin, por u arrestuan menjëerë nga forcat vendase.Bashkimi Europian ka propozuar plane të shumta për të ndalur fluksin i cili me shumë gjasa do të rritet me rritjen e temperaturave. Situata e vështirë, e cila siç duket e ka gjetur të papërgatitur unionin, ka vënë në një presion të madh dhe rrezik serioz zonën pa pasaporta të BE-së, e njohur ndryshe edhe si Shengen.Në këto kushte Brukseli kërkon bashkëpunim dhe përgjegjësi nga vendet të cilat preken drejtëpërdrejt nga fluksi i klandistineve, duke i dhënë Greqisë tre muaj kohë për të rregulluar kontrollet e saj kufitare ose në rast të kundërt do të pezullohet nga zona Shengen.Momentalisht Sllovenia ndodhet në vijën e parë të 26 vendeve europiane si zonë e hapur e udhëtimit të klandestinëve.Por, influencuar nga vendet fqinje si Kroacia që ka mbyllur kufijtë, edhe Sllovenia po planifikon masa shtesë.Ljubljana ka vendosur ushtrinë përgjatë kufirit të saj i cili prej kohësh tradicionalisht ka qenë i hapur.Lëvizja e Austrisë ka minuar përpjekjet e vendeve të BE-së për të dalë me një qasje të unifikuar dhe ka vënë në pikëpyetje parimet historike të unionit.
/Oranews.tv/