Kodheli garanton: Shqipëria e sigurt në rast fluksi emigrantësh sirianë
Autoritetet shqiptare kanë marrë të gjitha masat për sigurinë e vendit, në rast fluksi të refugjatëve sirianë. Garancinë e ka dhënë vetë Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, gjatë së cilës munguan deputetët opozitarë që i ishin bashkuar protestës kundër ndërtimit të një këndi lojërash për fëmijë tek Liqeni Artificial.Në rast fluksi të emigrantëve sirianë, Shqipëria nuk do të jetë stacion ndalimi, por vetëm tranzit dhe autoritetet kanë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën.Garancia është dhënë nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë.Kodheli tha se ka një numër të madh keqbërësish të cilët duan të përfitojnë nga kriza e refugjatëve dhe për të shmangur çdo rrezik, ka komunikim të vazhdueshëm me shërbimet inteligjente të rajonit.Mimi Kodheli: Ata thjesht dhe vetëm do ta përdorin Shqipërinë tranzit për të shkuar diku tjetër. Ne kemi punuar prej shumë kohësh dhe do të vazhdojmë të punojmë, të mbetemi në kontakt lidhur me të gjitha informacionet që vinë nga agjencitë e inteligjencës në mënyrë që të kuptohen lëvizjet e kujtdo, pavarësisht se ju siguroj se kjo është një punë voluminoze dhe e vështirë e kujdo që mundet nëpërmjet refugjatëve të hyjë si keqbërës.Ministrja e Mbrojtes, duke iu referuar vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Tiranë, tha se arsyeja e kësaj vizite lidhej me reformën në drejtësi, duke shmanguar deklaratat se ajo lidhej me strehimin e muxhahedinëve.Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë nuk ishin të pranishëm deputetët e PD-së, të cilët i ishin bashkuar protestës së qytetarëve kundër projektit të parkut të lojërave tek Liqeni Artificial.Spartak Braho: Më mirë sesa me vezë përjashta zotërinjtë e opozitës duhet të ishin këtu prezent, por gjithsesi ky është një qëndrim që i ngarkon ata me përgjegjësi.