Socialistët protestë para selisë PS: Të respektohet statuti
Një grup i anëtarësisë së Partisë Socialiste, të mbështetur nga Shkëlqim Meta, aspirues i paepur për postin e kryetarit të Partisë protesoi kundër shkeljes së statutit gjatë kohës që deputetët ndodheshin në mbledhjen e përjavshme. Kritika për procesin zgjedhor erdhën edhe nga deputeti më i ri socialist, Eduard Ndocaj.Tirane- Një pjesë e Antëntarësisë së Partisë Socialiste shoqëruan me proteste mbledhjen e grupit parlamentar socialist. Protesta drejtohej nga Shkëlqim Meta i cili njihet si një ndër figurat që ka kandidiuar në vijimësi për kryetar partie thuajse në çdo garë zgjedhore. Edhe këtë here protesta e tij ka lidhje me garën, dhe statutin.Por më i shqetësuar se protestuesit, ishte deputeti me i ri socialist Eduard Ndocaj, i cili edhe ky ka shpallur publikisht kandidaturën për kryetar të Partisë Socialiste.Eduard Ndocaj: Do ketë zgjedhje me patjetër pasi askush nuk mund ta mbajë peng PS. Dëgjova kryeministrin që thoshte do marrim 1 milionë vota. Me këtë rrugë do të marrim 1 milionë shuplaka, jo vota"I vetmi deputet që u prit me duartrokitje nga protestuesit ishte Ben Blushi, një tjetër aspirues për postin e kryetarit të Partisë Socialiste që kundërshton hapur linjen e drejtimit të partisë dhe qeverisë nga Edi Rama, duke artikuluar akuza shumë të rënda ndaj tij se ka lidhje me krimin.Ben Blushi: "Nuk ka zgjedhje"Mbledhja e grupit drejtohet nga kryetari Gramoz Ruçi pasi kryetari i PS-së, ndodhet në Londër në samitin e BERZH.Mësohet se Grupi PS ka marrë vendim për të mbështetur dekretet e Presidentit por dhe ligjin për masat shtesë të sigurisë.[caption id="attachment_683134" align="alignnone" width="640"]
Shkëlqim Meta i cili njihet si një ndër figurat që ka kandidiuar në vijimësi për kryetar partie thuajse në çdo garë zgjedhore[/caption][caption id="attachment_682956" align="alignnone" width="630"]
Ne foto: Eduart Ndocaj[/caption]
/Oranews.tv/