Solidariteti, ushqime dhe veshmbathje për 6 fëmijët jetimë

Dhjetëra pako me ushqime e veshmbathje i janë dërguar familjes së Nurie Pocit në Kukës, nënës së 6 vajzave, ku më e vogla nuk i kalon të tre vjeçët. 

Kryefamiljarja që ka humbur bashkëshortin një vit më parë, jeton vetëm me një pension 19 mijë lekë të reja. 

Pas  gjendjes së vështirë ekonomike të një familjeje me 6 vajza të mitura, të bërë publike në Ora News, "Këshilli Rinor Rajonal Kukës ka ndihmuar familjen Poçi me ushqime dhe veshmbathje.

Durim Korbi: "Ne jemi drejtuar, biznesit në Kukës ku gjej rastin t’i falenderojë për mbështetjen e familjes. Sollëm ushqime dhe gjera të tjera të nevojshme që i duhen një familjeje".

Ola Velia: "Kanë dhëne një kontribut jashtëzakonisht të madh edhe nxënësit e këtij këshilli, që me mundesitë e tyre kanë sjellë diçka, për këtë familje".

Një vit nga vdekja e bashkëshortit 45 vjeçarja kryefamiljare Nurie Poçi,  jeton vetëm me 19 mijë lekë të reja në muaj, pension, ku 10 mijë shkojnë për qiranë e banesës.