Kriza e ujit në Indi, protestat paralizojnë vendin, 16 viktima

Më shumë se 10 milionë njerëz në kryeqytetin Indian Delhli vuajnë nga mungesa e ujit, pavarësisht se ushtria ka marrë nën kontroll burimin krysor të ujit pas protestave të dhunshme.Keshav Chandra, kreu i bordit të ujit në Delhi deklaron se do të duhen të paktën tre deri në katër ditë që furnizimi normal me ujë të rifillojë në zonat e prekura. Komuniteti gjatë protestave ku i kërkonte qeverisë më shumë vende pune bllokoi burimin kryesor të ujit në kryeqytet. Gjatë tre ditëve trazira 16 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.Shumë zona në qytet mbetën pa ujë, teksa autoritet lokale kanë furnizuar disi me depozita zonat e prekura, por sërish kjo nuk do të mjaftojë deri në normalizimin e situatës. Riparimi i burimit qëndror të ujit do të marrë disa kohë teksa disa shkolla në qytet janë mbyllur që pas protestave të dhunshme që lanë pa ujë pjesën më të madhe të kryeqytetit Indian.Protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera në vend kundër qeverisë, teksa autoritet kanë vendosur ushtrinë në terren. Sipas mediave vendase në disa zona ushtria ka qëlluar me armë ndaj protestuesve.Dhuna detyroi mbylljen e disa rrugëve kryesore dhe atyre nacionale, duke paralizuar gjithashtu sistemin hekurudhor në veri të Indisë._88379192_5ea21794-e955-46f1-9704-90470d621dac/Oranews.tv/