Bashkia pastron gjurmët e vezëve, portokallit dhe bojës së protestuesve

Punonjës të bashkisë kanë nisur pastrimin e godinës pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike, aktivistë të shoqërisë civile kundër rritjes së taksave vendore por dhe kundër ndërtimit të parkut tek Liqeni Artificial.Paraditen e 22 shkurtit protestuesit goditën ndërtesën e bashkisë me portokalle e vezë dhe më pas marshuan drejt liqenit artificial për të rrëzuar gardhin rrethues që ishte ngritur në zonën ku do të ndërtohet parku i fëmijëve.Më pas pjesët e gardhit i vendosën para bashkisë. E gjithë protesta u mbyll në orën13:00. Ora News ka fokusuar dhe momentin kur disa ekspertë të policisë së Tiranës po kryenin verifikimet e duhura.Më vonë pjesët e gardhit janë zhvendosur po nga punonjësit e bashkisë. policet gardhi1 larja e bashkise logobashkia1 larja e bashkise 1 policet gardhi1/Oranews.tv/