Kërkohet 1 vit burg për Ndrea Prendin, akuzohet për shpërdorim detyre
Ish komandanti i Gardës Ndrea Prendi nuk i ka mbyllur ende problemet me drejtësinë. Pas 21 janarit prokuroria ka kërkuar për të një dënim të dytë këtë here për shpërdorim detyre, akuzë për të cilën kërkon 1 vit burg. Sipas prokurorisë Me veprimet e tij Prendi I ka shkaktuar shtetit një dëm prej 660 milionë lekësh. Vendimi i Gjykatës do të jepet më 7 marsTirane- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit burg për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe po aq për pasardhësin e tij të komanduar Artan Hoxha dhe ish-drejtoreshën e burimeve njerëzore, Shqipe Jasimi me akuzën e shpërdorimit të detyrës.Kerkesa u bë në gjykatë nga prokurori Ardian Braho i cili paraqiti konkluzionet perfundimtare te prokurorise.Hetimi ndaj këtyre personave ka nisur pas kallëzimit të Ministrisë së Brendshme, mbështetur në një audit të bërë në Gardë në korrik 2014.Sipas akuzës Prendi dhe zëvendësi i tij kanë paguar për një përiudhe kohore rreth një vjeçare ish drejtoreshen e burimeve njerezore, duke shkaktuar shtetit një dëm prej 660 mijë lekësh, ndërkohë që kjo e fundit nuk është paraqitur ne punë dhe madje nuk ndodhej fare në ShqipëriNë konkluzionet perfundimtare prokuroria tha se të tre personat kishin përgjegjësi për hartimin e listës së prezencës mujore për të bërë më pas edhe pagesat e pagave.Vendimi përfundimtar i gjykatës do të jepet më 7 mars. Ndërkohë ish Komandanti i Gardës u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit edhe për ngjarjet e 21 janarit. Por dosja ndodhet në Gjykatën e Lartë, e cila ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë rekursin e prokurorisë apo do të lërë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit. Në lidhje me 21 janarin prokuroria kërkoi 23 vite burg për Ndrea Prendin dhe 25 vite për ish gardistin Agim Llupo por as Gjykata e Shkallës së Parë dhe as ajo e Apelit nuk pranuan kerkësen e prokurorisë./Oranews.tv/